Tre gola në Drenas në sfidën mes Dinamos dhe Prishtinës së Re

Futboll

Tre gola në Drenas në sfidën mes Dinamos dhe Prishtinës së Re

Nga: K.G. Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:51
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë mes Dinamos së Ferizajt dhe Prishtinës.

Rezultati është 2:1 për Dinamon në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.   

Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia në minutën e 22-të. Portieri Egzon Bislimi i Prishtinës së Re e hetoi se do të gjuajë në këndin e djathtë por pa sukses.

Penalltia u akordua pas pothuajse pesë minutave, ku gjyqtari shikoi VAR-in, ngase një lojtar i Prishtinës së Re luajti me dorë.

Në minutën e 29-të Salih Kosumi i Prishtinës së Re ka barazuar rezultatin 1:1 pas gabimit trashanik të Genc Berishës. Kosumi nga rreth 18 metra shënoi në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.

Në minutën e 45+3, Daniel Tette në pozitë ideale dhe shënoi për 2:1, ku topi godet shtyllën e futet në rrjetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat