Ëndrra e fundit e Kroos me Realin

Futboll

Ëndrra e fundit e Kroos me Realin

Më: 26 maj 2024 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Toni Kroos zhvilloi ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori i madh gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024.

Finalja e Champions League përballë Dortmundit (1 qershor), do të jetë e fundit për mesfushorin e madh gjerman me fanellën “Los Blancos”.

Më pas Europiani me Kombëtaren dhe largimi përfundimtar nga futbolli aktiv si kampion. Një vendim i guximshëm për t’u tërhequr në momentin më të mirë.

Pavarësisht se mund të luante pa frikë edhe disa sezone në nivele të larta te Reali i tij i dashur ose në MLS-në amerikane, ku qetësisht dhe pa presion do të shijonte vitet e fundit të karrierës.

33-vjeçari u nderua nga tifozët, shokët, stafi teknik dhe klubi gjatë Real-Betis. Ndërkohë që emocionet shpërthyen dhe lotët nuk mund të mbaheshin më në momentin që përqafoi fëmijët e tij.

“Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi.

Ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht…

Dua të falënderoj gjithë tifozët e Realit, klubin, shokët e mi, të gjithë. Në këto 10 vite këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Kam përjetuar momente të paharrueshme.

Tani shpresoj të fitojmë Championsin e 15-të, do të ishte mënyra më perfekte për t’u ndarë me Realin”, u shpreh gjermani unik, i cili do u mungojë të gjithëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat