Chelsea është gati të konkurrojë me Manchester Unitedin

Futboll

Chelsea është gati të konkurrojë me Manchester Unitedin

Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:52
Aaron Anselmino

Chelsea është gati të konkurrojë me Manchester Unitedin për të nënshkruar me mbrojtësin argjentinas Aaron Anselmino.

Londinezët kërkojnë të sigurojnë nënshkrimin e argjentinasit në verë.

Anselmino së fundmi nënshkroi një kontratë të re me Boca Juniors e cila është e vlefshme deri në vitin 2028 dhe gjigantët argjentinas thuhet se kanë vendosur një klauzolë lirimi në marrëveshjen e lojtarit që kap vlerën e 15.72 milionë funte.

Raportohet se Chelsea është tashmë më në avantazh për të siguruar shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat