Xavi mund të marrë ekipin e njohur në Premier League

Futboll

Xavi mund të marrë ekipin e njohur në Premier League

Më: 26 maj 2024 Në ora: 16:57
Xavi Hernandez

Ditët e fundit ka pasur shumë ndryshime trajnerësh në klubet evropiane. Xavi Hernandez u shkarkua te Barcelona dhe Pochettino u shkarkua te Chelsea.

Menjëherë nisën spekulimet për emrat e trajnerëve të rinj dhe Chelsea duket se ka marrë masa.

Në rrjetet sociale u shfaq lajmi se Xavi Hernandez është një nga dëshirat e kreut të klubit londinez.

Natyrisht që shumë emra po spekulohen dhe Xavi është një emër i ri në atë serial dhe sa real është opsioni do ta kuptojmë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat