Interesim i lartë për finalen e titullit

Futboll

Interesim i lartë për finalen e titullit

Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:02
Pamje nga anjë atmosferë

E zjarrtë do të jetë atmosfera e finales së titullit kampion në “Air Albania” mes Partizanit dhe Egnatias. Dy skuadrat që e mbyllën kampionatin e rregullt me pikë të barabarta, do të matin forcat mes tyre në stadiumin kombëtar.

Finalja e madhe e “Final 4”, do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që tifozët po merren me përgatitjet e fundit. Partizani tenton titullin e dytë radhazi dhe të 18-n në histori, ndërkohë që ka optimizëm e besim edhe tek Egnatia.

Skuadër që nuk e ka shijuar kurrë më parë suksesin në Superiore. SuperSport mëson se për momentin janë shitur mbi 10 mijë bileta për “betejën” në “Air Albania”.

Biletat në katet e para janë drejt përfundimit, por jo vetëm. Shitja e biletave vazhdon me ritme të kënaqshme dhe numri i tifozëve që do të marrin pjesë do të rritet deri në momentet e fundit.

Partizani-Egnatia do të gjykohet nga Anthony Taylor, arbitri i mirënjohur anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat