Super notë për Granit Xhakën, autori i golit të çmendur në finalen gjermane

Futboll

Super notë për Granit Xhakën, autori i golit të çmendur në finalen gjermane

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:16
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës Granit Xhaka, djali nga Kosova, mbrëmë ka qenë si lokomotivë në fushën e lojës dhe kreator i fitores së Bayer Leverkusenit me rezultat 1:0 ndaj Kaiserslauternit. 

Një finale e luftuar deri në pikën e fundit përkundër se Bayer ka qenë me një lojtar më pak nga minuta e 44-të, pati shumë raste.

Në minutën e 16-të, Granit Xhaka që pak kush e ka pritur, që me një goditje të furishme nga rreth 25 metra do të shënoi në këndin e epërm të djathtë për 1:0 dhe do të vulosë fituesin e finales.

Xhaka është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore.

Xhaka ishte si motor në fushë dhe më i merituari që Leverkuseni ]pas 31 viteve riktheu Kupën në vitrinat e tyre.

Lojtari tjetër më i vlerësuar e me notë 7.8 është ai i Kaiserslauternit, Boris Tomiak. 

Bayeri ka përfunduar edicionin me kurorën e dyfishtë, kampion dhe fitues i Kupës së Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat