Duro kryetrajner i Suharekës

Futboll

Duro kryetrajner i Suharekës

Më: 26 maj 2024 Në ora: 17:36
Pamje nga prezantimi

Debutuesi i elitës së futbollit të Kosovës, Suhareka ka emëruar kryetrajnerin e ri.

Ka emëruar trajnerin e njohur shqiptar, Shpëtim Duro, që së fundi ishte pjesë e skuadrës Struga Trim Lum.

“Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin Shpëtim Duro.

Timonieri nga Shqipëria do ta drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të radhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar,

Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si  KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi.

Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në superligë, në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional.

Na priftë e mbara!”, njofton FC Suhareka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat