Festival golash në Drenas, Prishtina e Re në finale të barazhit 

Futboll

Festival golash në Drenas, Prishtina e Re në finale të barazhit 

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2024 Në ora: 18:08
Pamje nga ndeshja

Prishtina e Re është në finale të barazhit, ku do të kërkojë hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina e Re ngadhënje me penallti me 7:6 rezultat ndaj Dinamos.

Portieri Egzon Bislimi është trim i ndeshjes dhe e çoi Prishtinën e Re para.

Penalltitë triller, 12 seri u ekzekutuan. 

Dinamo - Prishtina e Re, ndeshje me kthesa në rezultat dhe festival golash, ku në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2), ndërsa pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta me rezultat 3:3. 

120 minuta lojë dhe baras, penalltitë përcaktuan fituesin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 

Dinamo e renditur në vend të dytë në Grupin A dhe Prishtina e Re në të dytin në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës, dhuruan spektakël në Drenas.  

Futbollisti Fidan Gërbeshi shënoi nga penalltia në minutën e 22-të. 

Portieri Egzon Bislimi i Prishtinës së Re e hetoi se do të gjuajë në këndin e djathtë por pa sukses që të mbrojë.

Penalltia u akordua pas pothuajse pesë minutave, ku gjyqtari Mervan Bejtullahu shikoi VAR-in, ngase një lojtar i Prishtinës së Re luajti me dorë.

Në minutën e 29-të Salih Kosumi i Prishtinës së Re ka barazuar rezultatin 1:1 pas gabimit trashanik të Genc Berishës. 
Kosumi nga rreth 18 metra shënoi në këndin e poshtëm të majtë, 1:1.

Në minutën e 45+3, Daniel Tette në pozitë ideale dhe shënoi për 2:1, ku topi më parë goditi shtyllën e majtë dhe futet në rrjetë. 

Me fillim të pjesës së dytë përkatësisht në minutën 47-të, Vigan Ademi shënoi me kokë për 2:2 pas daljes së gabuar të portierit Leotrim Rexhepi.

Portieri Leutrim Rexhepi nuk arriti që të perceptoi topin dhe Urim Statovci nga afërsia shënoi për 2:3 në minutën e 104-të.

Gëzimi nuk ka zgjatur shumë, as dy minuta dhe Dinamo ka barazuar me autogolin e Dardan Jasharit në minutën e 106.

Penalltitë, për Prishtinën e Re shënuan Labinot Jetullahu (2 gola), Urim Statovci, Samir Sadriu, Flamur Bajrami, Vigan Ademi, Dardan Jashari; dështoi Rojas (mbron Leotrim Rexhepi), Kithamnbo, Kreshnik Bahtiri (mbron Rexhepi), Fehmi Dragusha (mbron Rexhepi), Egzon Bislimi dhe për Dinamon realizuan Genc Berisha, Dren Gashi, Fidan Gërbeshi, Elbasan Thaçi; Bleon Axhami, Ghinuez; dështoi Florim Berisha dy herë dështoi, (mbron Egzon Bislimi), Daniel Tette (mbron Egzon Bislimi), Kenan Orana (mbron Bislimi), Leotrim Rexhepi (mbron Egzon Bislimi)¸ Elvis Koraqi (mbron Egzon Bislimi);

Të shtunën e ardhshme, në finale të barazhit ndeshen Feronikeli 74 nga Drenasi (i teti në Superligë) dhe Prishtina e Re. 
Finalja e barazhit luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat