Beshiktashi nuk pret Silvinjon

Futboll

Beshiktashi nuk pret Silvinjon

Më: 26 maj 2024 Në ora: 18:10
Muçi

Pakkush kishte dyshime, por tashmë është zyrtare,

Klubi i Beshiktash ka bërë të ditur se Ernest Muçi do të jetë i grumbulluar nga trajneri Silvinjo si pjesë e kombëtares shqiptare për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Trajneri Silvinjo do të bëjë publike këtë të hënë në orën 16:00 listën e kuqezinjve për grumbullimin përgatitor dhe pjesëmarrjen në Europian, por Beshiktashi i ka paraprirë brazilianit dhe FSHF-së.

Klubi turk publikoi sot listën e emrave të lojtarëve të tij të grumbulluar nga përfaqësuesit në ditët e ardhshme dhe mes tyre nuk mund të mungonte emri i Muçit.

Fantazisti shqiptar ka qenë në një formë mjaft të mirë në këtë sezon, në pjesën e parë me Legian dhe në të dytën me klubin turk, ndaj pakkush kishte dyshime që do të ishte pjesë e grumbullimit të Shqipërisë.

AI pritet të rivalizoje me Nedim Bajramin për një vend në mesfushën e Kombëtares, pasi Silvinjo i sheh këta dy lojtarë si të ngjashëm në tiparet e tyre në funksion të lojës së kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat