Shehi dhe Tetova zgjedhin 22 luftëtarët e finales së titullit

Futboll

Shehi dhe Tetova zgjedhin 22 luftëtarët e finales së titullit

Më: 26 maj 2024 Në ora: 18:14
Partizani

Emocionet sa vijnë dhe shtohen. “Air Albania” pret finalen e titullit mes Partizanit dhe Egnatias, duel ky që do të startojë në orën 19:00.

Ekipet prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë, me trajnerët që kanë përgatirur çdo gjë deri në detaj. Kryeqytetasit kërkojnë titullin e dytë rresht, ndërsa rrogozhinasit të parin në historinë e klubit.

Orges Shehi dhe Edlir Tetova kanë shuar çdo dilemë, teksa kanë vendosur për formacionet e kësaj finale. Në këtë mënyrë të dy timonierët kanë zgjedhur 11-luftëtarët e kësaj sfide, ku në lojë është titulli kampion.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba. Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat