Lotito: Sarri donte Zielinskin dhe Berardin në skuadër

Futboll

Lotito: Sarri donte Zielinskin dhe Berardin në skuadër

Më: 26 maj 2024 Në ora: 19:40
Lotito

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito komentoi deklaratat e fundit të Sarri në lidhje merkaton e kryer verën e kaluar.

Numri “Një” i klubit të Lazio-s, theksoi se dy emrat që pëlqente Sarri, Zielinski dhe Berardi nuk donin të largoheshin nga skuadrat e tyre.

“Ai pyeti Berardin, i cili në fund nuk u largua nga Sassuolo, ndoshta nuk mund të na ndihmonte.

Kërkesa tjetër e tij ishte Zielinski, por ai nuk u largua nga Napoli, kështu që ne e morëm Rovellan. Nuk kishim se çfarë i bënim, lojtarët që pëlqente ai nuk donin të largoheshin nga klubet e tyre”-deklaroi Lotito.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat