Shehi: Na ndëshkoi një episod

Futboll

Shehi: Na ndëshkoi një episod

Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:43
Orges Sheh

Pas humbjes 0-1 ndaj Egnatias, në ndeshjen e titullit në “Final Four”, trajneri i Partizanit, Orges Shehi u shpreh se janë të mërzitur dhe se nëse do të kishin shënuar historia do të ishte ndryshe.

Më tej ai shtoi se presioni në ndeshje të tilla është normale dhe se ndoshta kjo ishte ajo që ndikoi te lojtarët.

“Mërzitja është prezente, po të kishim shënuar në fillim do të ishte histori tjetër.

Rastet i kishim dhe po të kishim shënuar gjithçka do kishte shkuar ndryshe.

Presioni në ndeshje të tilla është i madh, ndoshta ndikoi te lojtarë. Në pjesën e dytë ishim ne më shumë prezent, nuk kam gjë pishman.

Episodet i vendosin ndeshje të tilla, kështu ndodhi edhe sot, një episod na ndëshkoi. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të qajmë rastet e humbura, ky është futbolli. Egnatia u përshtat më shumë me terren në pjesën e parë”-deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat