Tetova pas triumfit të Egnatias: Ishte lojë episodesh

Futboll

Tetova pas triumfit të Egnatias: Ishte lojë episodesh

Më: 26 maj 2024 Në ora: 21:47
Tetova - majtas

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi arriti të fitonte të dy trofetë këtë sezon.

“Të dyja trofetë jo me thënë atë që është, por kur u mundëm me Tiranën vjet deklarova se këtë sezon do të ishim më mirë dhe gjatë ecurisë kur bëmë mirë thamë pse mos ti tentonim të dyja trofetë.

Në pjesën e parë e markuam mirë Mbanë dhe aty erdhi dhe goli. Unë e pata deklaruar që është lojë episodesh edhe ne e kishim mundësine, goditëm shtyllën, ishim më pranë golit.

Ka qenë një konstatim i mirë, fitova duelet në mesfushë, e menaxhuam mirë, por edhe Partizani kishte momentet e veta.

Fitoren ja dedikoj familjes time dhe Edmond Zallës, kam mirënjohje pafund për atë njeri.

Mbas dy ditësh nisem me pushim dhe do kemi 1 javë pushime. Ikën vetëm Fernando nga skuadra, kemi dy oferta për dy lojtarë, por qëndrojmë me këmbë në tokë”, deklaroi Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat