Munishi: Nëse këtë kampionat dikush mundohet me cilësu me notën 10, gabon shumë

Futboll

Munishi: Nëse këtë kampionat dikush mundohet me cilësu me notën 10, gabon shumë

Më: 26 maj 2024 Në ora: 23:27
Ismet Munishi

Trajneri i njohur dhe analisti i emisionit sportiv “Favorit”, Ismet Munishi e analizoi ecurinë e këtij sezoni në Superligën e Kosovës.

Ai tha se nëse dikush mundohet ta cilësojë këtë kampionat me notën 10 atëherë gabon shumë.

“Ky kampionat, nëse dikush mundohet me cilësu me notën 10 gabon shumë. Nëse dikush mundohet me thënë që ky kampionat ka qenë kualitativ gabon shumë. Federata nuk mundet me kriju opinion publik.

Nuk munden me fol për diçka që na e shohim. Se ne e dijmë qëndrimin e FFK-së. Në gjysmë të natës  në terr në 12 sahati ata ta bëjnë dritë”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat