PSG mendon për portën, kampionët e Ligue 1 vihen pas “gardianit” rus

Futboll

PSG mendon për portën, kampionët e Ligue 1 vihen pas “gardianit” rus

Më: 27 maj 2024 Në ora: 09:24
Matvey Safonov

Keylor Navas do të lërë Parisin gjatë kësaj vere dhe në Francë janë hedhur në kërkim të një portierin të ri.

Donnarumma konsiderohet si zgjedhje e parë, por sheikët e PSG-së duan një alternativë me potencial dhe së fundmi në media është publikuar dhe kandidati kryesor për t’u bashkuar me kampionët e Francës.

Bëhet fjalë për portierin e Krasnodar, Matvey Safonov, me 25-vjeçarin, që ka luajtur këtë edicion në 30 ndeshje në kampionat dhe konsiderohet një nga portierët më të mirë në Rusi dhe tashmë duket se edhe vetë portieri është gati që të bëjë hapin e madh të karrierës.

“Gardiani’ i portës është grumbulluar dhe me kombëtaren e Rusisë e një transferim në një skuadër që aktivizohet edhe në arenën ndërkombëtare do e ndihmonte të rritej akoma dhe më tepër. Tanimë, “topi” është në anën e PSG-së që duhet të kënaqë drejtuesit e Krasnodar, pasi vështirë se do e lërë të lirë për një shumë modeste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat