KRU “Gjakova” mban dëgjim publik për Procesin Tarifor 2022-2024

Gjakova

KRU “Gjakova” mban dëgjim publik për Procesin Tarifor 2022-2024

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 15:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka mbajtur dëgjim publik për Procesin Tarifor 2022-2024, të zonës së shërbimit të kësaj kompanie.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, me ç’rast prezanitmi është bërë nga UD Kryezyrtares Financiare Sihana Asllani.

Sot pranë zyrave të Ujësjellësit KRU “Gjakova” është mbajtur dëgjimi publik për Procesin Tarifor 2022-2024, të zonës së shërbimit të KRU “Gjakova” sh.a Gjakovë. KRU “Gjakova” bëri shpalosjen e Procesit Tarifor 2022-2024, prezantuar nga UD Kryezyrtare Financiare Sihana Asllani.

Të pranishëm ishin dhe z.Hysni Feka si dhe znj.Lule Aliu përfaqësues nga Autoriteti Rregullator i Ujit (ARRU)”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat