​Nis shqyrtimi publik për Hartën Zonale Komunale në Gjakovë

Gjakova

​Nis shqyrtimi publik për Hartën Zonale Komunale në Gjakovë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 16:00
Komuna e Gjakovës

Komuna e Gjakovës përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojte të Mjedisit, prej sot e ka hapur shqyrtimin publik për Hartën Zonale Komunale.

Sipas njoftimit, në hapje të këtij takimi ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Ai  mes tjerash ka thënë se miratimi i këtij dokumenti tejet të rëndësishëm të planifikimit, do të ndihmojë jo vetëm në zgjidhjen e shumë problemeve në sektorin e ndërtimit, por do të ketë ndikim të madh edhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunës së Gjakovës.

Ndryshe, shqyrtimi publik i Hartës Zonale Komunale do të qëndrojë i hapur deri me 22 mars 2023, në dy terminë, 10:00 – 12:00 dhe 13:00 – 16:00 çdo ditë pune në ambientet e komunës së Gjakovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat