BE-ja diskuton me të rinjtë nga Gjakova për shkathtësitë për të ardhmen, u rekomandohet të aftësohen për tregun e punës

Gjakova

BE-ja diskuton me të rinjtë nga Gjakova për shkathtësitë për të ardhmen, u rekomandohet të aftësohen për tregun e punës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, të premten ka diskutuar me të rinj nga Gjakova, me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.

Aty u tha se Bashkimi Evropian, do të vazhdojë të përkrah në trajnime të shkathtësive, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë që studentët të inkuadrohen në tregun e punës.

Anne-Sophie Houee, drejtuese e Ekipit për Zhvillimin Social, tha se BE-ja ka investuar shumë në fushën e shkathtësive.

Sipas saj, i rëndësishëm është investimi në fuqizimin e zhvillimit të mësimdhënësve, pasi sipas saj, në këtë mënyrë mund të ngriten aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.

“Bashkimi Evropian e ka shpallur vitin 2023 si vit të shkathtësive dhe të gjithë e mendojnë se çfarë lloj aftësie. Çka nënkuptojmë me aftësi, duhet të adaptohemi edhe për mënyrën e fjalëve që na përcjellin dhe për mënyrën sesi mund t’i adaptojmë të gjitha sfidat dhe zhvillimet personale. Ne kemi parë që aftësitë për të ardhmen për të gjithë i’u që po mundoheni ta bëni në programet bashkëpunuese dhe për mënyrën sesi e parashikojmë të ardhmen dhe aftësitë që ju duhen, pra për të gjitha këto duhet që të përgatitemi për këto sfida”.

“Ndërtimi i shkathtësive në moshë të re dhe në mënyrë të vazhdueshme, duhet ta përmirësojmë dhe duhet ta adaptojmë. Nëse ne jemi në seriozitetin e këtyre shkathtësive dhe e kuptojmë saktë se burrat dhe gratë janë të barabartë dhe të gatshëm për t’u përballë me shkathtësi dhe nuk duhet që t’i stigmatizoni gjërat nëse burrat dhe gratë nuk janë të shkathët në punë të ndryshme”.

“Sidoqoftë, për Zyrën e BE-së në Kosovë ka investuar në shumë programe të shkathtësisë por në disa fusha që kemi investuar dhe që është shumë e rëndësishme është për ndërtimin e shkathtësive dhe gjithashtu kur BE ka punuar për fuqizimin e zhvillimit të mësimdhënësve sepse janë shtylla kryesore ku studentët ngrisin aftësitë dhe shkathtësitë e tyre. Ne gjithashtu po investojmë shumë në trajnime të shkathtësive se është mënyra më e mirë që studentët të vijnë deri tek tregu i punës”, u shpreh ajo.

Arben Papadhopulli, përmendi disa projekte që Kosova e Komisioni Evropian i kanë nënshkruar nga viti 2016.

“Siç e dini Kosova në nëntor të 2016-ës ka nënshkruar me Komisionin Evropian marrëveshjen kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në 17 programe, siç është Erasmus +, Evropa kreative, punësimi dhe inovacioni social, Evropa për qytetarët e shumë të tjera”.

Drejtori ekzekutiv i “Jakova Innovation Center”, Fatos Axhemi, tha se falë një projekti nga Bashkimi Evropian, për një periudhë dy vjeçare kanë arritur t’i trajtojnë më shumë se 250 të rinj në fusha të ndryshme, e kryesisht në IT.

“Deri më sot besoj se ia kemi dalë që të pozicionohemi si zyre ku të rinjtë mund të trokasin për t’i zhvilluar shkathtësitë e tyre të punës. Është sfidë e madhe që t’i definojmë shkathtësitë e duhura për nevojat që i kërkon tregu i punës e sidomos në kohën që po vjen e sidomos në kohën kur lëvizje të popullatës dhe sfida ka me qenë përcaktuese për tregun e punës”.

“Në këtë sferë me mbështetje të donatorëve e veçanërisht të Bashkimit Evropian, kemi qenë përfitues të një projekti të shkëlqyer e që jemi munduar që t’i targetojmë ato hapësira të shkaktuara nga çrregullimet në treg dhe në një periudhë prej dy viteve kemi arrit që t’i trajnojmë mbi 250 të rinj e të reja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat