Investitorë nga Zvicra me ambasadorin Kelly në Gjakovë, janë të interesuar në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit

Gjakova

Investitorë nga Zvicra me ambasadorin Kelly në Gjakovë, janë të interesuar në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 11:05
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ambasadori zviceran Thomas Kolly në Gjakovë të shoqëruar nga biznesmenë dhe investitorë nga Zvicra

Qeveria e Zvicrës është bërë investitori kryesor edhe në komunën e Gjakovës, sidomos në investimet në sistemin e furnizimit me ujë dhe në trajtimin e ujërave të zeza. Gjatë kësaj jave Kryeministri i vendit z. Albin Kurti bashkë me ambasadorin e Zvicërës z.Thomas Kolly, dhe ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë dhe disa investitor nga Zvicra morëm pjesë në inagurimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Implementuar përmes Bankës për Zhvillim (KfW) dhe Konfederatës Zviceranë përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), si dhe nga kontributi vetanak i Komunës së Gjakovës.

Ne kete takim mori pjese edhe ministri i ambientit dhe infrstrukturës Liburn Aliu, kryetari i Gjakoves Ardian Gjini si dhe Fjolla Lasku drejtoresha e Impiantit në Gjakovë e Ilmi Cakolli veprimtar i njohur ne Zvicer.

Nga takimi i hershëm në Kryeministri me z. Lajçak, drejt në Gjakovë, për të përuruar impiantin e tretë të ujërave të ndotura, në dy vitet të fundit.

Impianti i ri në Gjakovë, vjen pas atyre në Prizren dhe Pejë, e po i paraprinë atyre në Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prishtinë. Së bashku me institucione ndërkombëtare partnere, po synojmë që brenda pesë viteve të ardhshme, të gjitha shtatë kryeqendrat të kenë impiantet e tyre, ndërkohë që për vetëm dy vite kemi siguruar mbi 100 milionë euro grante për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.

Nga gjithsej 16.8 milionë euro sa ka kushtuar ky projekt kaq i rëndësishëm, 6 milionë euro kanë qenë kontribut i Bankës Zhvillimore gjermane (KfW), 7.6 milionë nga Qeveria zvicerane dhe 3.2 milionë tjera i ka shtuar Komuna e Gjakovës.

Nën shoqërimin e punëtorëve të KRU Gjakovës, që këtë vit shënon 40-vjetorin e saj, pata kënaqësinë që të shoh nga afër hapësirat e reja, teknologjinë e impiantit dhe procesin e punës, nga ndarja mekanike tek ajo biologjike e deri te trajtimi me rreze ultraviolet, për ta dëshmuar me sy transformimin e ujit të ndotur në atë të pastër që kthehet në lumin Erenik.

Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore. Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zvicran, Thomas Kolly.

Mesohet se ky program i bashkëpunimit zviceran me Kosovën eshte i parapare te realizohet për vitet 2022-2025 me investime prej 86 milion euro në fushat e “Qeverisjes demokratike dhe paqes”, “zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm” dhe “fushën klimatike dhe ujin”.

Ne intervisten e fundit për gazeten zvicerane Le Canton27.ch ambasadori zviceran Prishtine z. Thomas Kolly, ka thëne se “Zvicra sot eshte investitori i dytë më i madh në Kosovë – me më shumë se 480 milionë euro. Zvicra ka ofruar ndihmë thelbësore për Kosovën që nga viti 1998. Ajo deri më tani ka ofruar më shumë se 500 milionë CHF për Kosovën dhe mbetet partneri i tretë bilateral i zhvillimit të Kosovës. Ne jemi të bindur se ndihma zvicerane në mënyrë efektive mbështetë ambiciet e Kosovës për të vazhduar në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat