​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës

Gjakova

​Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës

Më: 29 maj 2023 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka pranuar informatën se një person i dyshuar ish-zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Gjakovës dyshohet se ka regjistruar një person në sistemin e ARC-së në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë, hetuesit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjakovës, kanë kryer veprime hetimore/operative dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari me iniciale D. N. kundërligjshëm e ka futur në sistem të gjendjes civile, në mënyrë të kundërligjshme shtetasin e Republikës së Shqipërisë, duke konsumuar kështu veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Deri tek dyshimet bazike është ardhur pasi për shtetasin J. S. kishte mospërputhje tek disa të dhëna personale të regjistruara në sistem, me ato të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë. Identiteti i saktë i shtetasit është kërkuar përmes rrugëve zyrtare nga ku ka rezultuar se personi i dyshuar ka të njëjtat të dhëna si personi i regjistruar në Kosovë përveç datëlindjes.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari D. N. në prezencë të avokatit dhe pas intervistës ndaj të njëjtit nga prokurori i Shtetit është lëshuar aktvendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari J. S., shtetas i Shqipërisë, do të intervistohet sapo të sigurohet prezenca e tij”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat