Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me qeveritë që drejtojnë do të takohen në Gjakovë.
Kështu është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Kurti
“Të mërkurën, më 14.6.2023, në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”-thuhet në njoftimin zyrtar.
Kujtojmë që të enjten Rama ka njoftuar se i ka propozuar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz një draft statut të asociacionit, për të cilin ende nuk është deklaruar Kurti.