Dorëzohet në polici Mark Ademaj, i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Gjakova

Dorëzohet në polici Mark Ademaj, i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:58
Mark Ademaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë. Ademaj kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).

Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që po ndikon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat