Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë. Ademaj kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë).
Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, falënderon të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky që po ndikon në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.