Heqja e gurit përkujtimor të Pashkë Markajt, deklarohet kryetari i Gjakovës

Gjakova

Heqja e gurit përkujtimor të Pashkë Markajt, deklarohet kryetari i Gjakovës

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:22
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se s’është në dijeni se është hequr guri përkujtimor që ishte vendosur në një arë në Korenicë të Gjakovës për ta përkujtuar Pashkë Markaj, nënën që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të eshtrave të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga forcat serbe, është hequr dje prej aty me një bager.

I pyetur nëse kanë biseduar me pronarin e tokës për arsyet pse ka vendosur ta heq, Gjini vetëm ka thënë se nuk ka informacione as që është hequr.

“Nuk po di për nder, as idenë nuk paskam”, ka thënë Gjini.

Se guri përkujtimor është hequr e konfirmuar nipi i saj, pulmologu Flamur Marku. Për arsyet pse pronari i tokës e ka marrë një vendim të tillë, Marku ka thënë se nuk i di, por ka shtuar se në kohën kur guri është vendosur, kjo është bërë me lejen e pronarit.

E vërtetë qenka që e ka heq, por arsyen se di se në kohën kur është vendosë vetë e ka lejuar”, ka thënë Marku.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat