Gjini: Filluan punimet për një projekt madhor, do të përmirësohet jetesa e qytetarëve

Gjakova

Gjini: Filluan punimet për një projekt madhor, do të përmirësohet jetesa e qytetarëve

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 14:59
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka njoftuar për fillimin e punimeve të segmentit më të shtratit të lumit Krena, me gjatësi 1300 metra.

Gjini tutje ka shkruar se ky projekt do të përmirësojë jetesën e qytetarëve të Gjakovë.

Ai ka shkruar se segmenti financohet nga buxheti i Komunës me rreth 1.5 milionë euro.

Postimi:

Ditën e hënë, e filluam me nisjen e punimeve për një projekt madhor , ndërtimin e segmentit më të gjatë të shtratit te lumit Krena, të gjatë 1300 metra .

Ky segment i katërt, fillon nga rruga “Skënder Shehu” deri tek rruga “Yllka Domi”, investim ky i cili përmbyll pjesën veriore urbane të Krenës. Përgjatë lumit, do të bëhet instalimi i kanalizimit, do të pastrohet uji dhe brigjet. Bashkë me këtë projekt, përfshihet edhe zgjerimi dhe rregullimi i urës si dhe ndërtimi i mureve mbrojtëse në zonën ku jetojnë komunitetet jo-shumicë, e të cilët nuk do të kenë më probleme gjatë vërshimeve.

Ky projekt do të përmirësojë jetesën e bashkëqytetarëve tanë, si dhe do të zbukurojë Gjakovën edhe më shumë.

Segmenti i katërt i rregullimit të shtratit të lumit Krena, financohet në tërësi nga buxheti i Komunës së Gjakovës dhe kap vlerën financiare rreth 1.5 milion euro.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat