Qytetari nga Gjakova dorëzon në polici paratë e gjetura, ato i kthehen pronarit

Gjakova

Qytetari nga Gjakova dorëzon në polici paratë e gjetura, ato i kthehen pronarit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:38
Policia

Një qytetar i Gjakovës, R.Sefaj, ka dorëzuar në Stacionin Policor të kësaj komune një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit e në të cilin ishin 8 mijë euro.

Policia e Kosovës në Gjakovë ka bërë të ditur se paratë i janë kthyer pronarit derisa ka theksuar se një veprim i tillë reflekton edhe besimin e qytetarëve ndaj këtij institucioni.

“Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro.

Parat e gjetura i janë kthyer pronarit. Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë”, është theksuar në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat