Filloi sot në Gjakovë një projekt i madh, segmenti i rrugës për Pejë

Gjakova

Filloi sot në Gjakovë një projekt i madh, segmenti i rrugës për Pejë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 13:24
Gjakovë

Sot në Gjakovë është nisur një projekt madhor infrastrukturor.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Ardian Gjini.

Ai tha se bëhet fjalë për segmentin e tretë të daljes për Pejë. Ky segment i gjatë rreth 2 km  financohet në tërësi nga buxheti komunal dhe kap vlerën financiare  3 milion euro.

Postimi i plotë:

‘Sot në Gjakovë, filluam një tjetër projekt madhor infrastruktor!Bëhet fjalë për segmentin e tretë të daljes për Pejë, i cili fillon nga Comodita dhe vazhdon deri në Osek Hylë. Një investim kapital si ky, përfshin ndërtimin-asfaltimin e rrugës, trotuaret dhe instalimin e ndriçimit publik. Edhe ky segment i gjatë rreth 2 km financohet në tërësi nga buxheti komunaldhe kap vlerën financiare 3 milion euro. Urime të gjithëve!’

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat