Ditën e hënë do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.
Punimet në këtë rrugë po vlerësohen si me rëndësi.
Kjo pasi e njëjta e lidh Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.
Në inaugurimin e punimeve do të marrin pjesë kryetari i komunës, Ardian Gjini, si dhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.