Kryetari i LDK-së në Gjakove, Shefqet Shehu ka reaguar pasi Muzeu i Muzikës “Tebhane”, mori flakë gjatë natës së sotme.
Përmes një postimi në facebook, Shehu për këtë rast ka kërkuar një hetim të shpejtë e të gjithanshëm, pasi sipas tij, mungon trajtimi i duhur institucional ndaj shtëpisë kulturore.
“Zjarri e kaploi Muzeun e Muzikës në Gjakovë. Prush e flakë ra mbi dinjitetin. Prush e flakë ra mbi identitetin. Prush e flakë ra mbi trashëgiminë. Ngjarje e trishtë, e papranueshme, e dënueshme. Mungesa e trajtimit të duhur institucional, në mënyrë direkte është vetë “fitili i zjarrëndezjes” ndaj kësaj shtëpie të vlerave kulturore”, ka thënë ai.
Shehu ka theksuar se lënia anash e mos mbikëqyrja e këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore po e dëmtojnë edhe kujtesën kolektive.
Lënia anash e mos mbikëqyrja e këtyre institucioneve të trashëgimisë kulturore po e dëmton edhe kujtesën tonë kolektive.Duhet një hetim i shpejtë e i gjithanshëm për këtë rast të tmerrshëm, ndërsa fajtorët duhet të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Shehu.