Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal Ali Tafarshiku e ka fajësuar kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, për djegien e muzeut të muzikës.
“Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtor për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës ‘Tabhane’ është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini”, ka shkruar Tafarshiku në Facebook.
“Ani kur po i shoh militantët e Aleancës me adresa të rrejshme t’u komentu e tu i bo thirrje prokurorisë me më hetu mua që po e flas të vërteten”.
Kusari akuzoi përkrahësit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që po e fajësojnë atë për zjarrin, dhe tha që prokuroria duhet t’i burgosë ata për mungesë të përgjegjësisë.
“Prokuroria duhet me ju burgos për pa përgjegjësinë ndaj një aseti të trashëgimisë kulturore”.
“Ani po doni me bo krahasime me kryetaren Mimoza Kusari, qe po ju bashkangjes fotot nga themelimi i muzeut të muzikës”.
“Ja si dukej ‘Tabhane’ në qeverisjen Kusari Lila në Gjakovë”, ka vijuar ai duke ia bashkëngjitur edhe fotografitë nga hapaj e muzeut.
“Veç me fakte!”