Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka marrë pjesë në një debat, temë e së cilit ishte pjesëmarrja në vendimarrje e grave nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.
Gjatë bashkëbisedimit, kryetari Gjini ka kërkuar nga gratë dhe vajzat e këtyre komuniteteve që të jenë sa më aktive në shoqëri, duke mos u ndalur para barrierave dhe duke kërkuar fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet.
Kryetari Gjini ka rikujtuar se në një shtet demokratik çfarë synon të jetë Kosova, gjithëpërfshirja është jetike dhe e domosdoshme.
Ky aktivitet u organizua nga OJQ "Troja" dhe OJQ "Prosperiteti".