Hilmi Shala emërohet drejtor i ri në Spitalin e Gjakovës

Gjakova

Hilmi Shala emërohet drejtor i ri në Spitalin e Gjakovës

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 15:16
Spitali

Hilmi Shala është emëruar drejtor i ri në Spitalin e Gjakovës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Spitalit të Gjakovës.

Po ashtu në njoftim është publikuar edhe biografia e drejtorit të ri, Shala.

“Mr.Ph.Hilmi Shala lindi në fshatin Cërmjan me10.08.1978, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjakovë dega ‘Mjekësi e Përgjithshme’.

Studimet i mbaroj në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dega Farmaci dhe e mori titullin Magjistër i Farmacisë. Përvoja e punës: Ka punuar si profesor i lëndëve profesionale në Shkollën e Mjekësisë në Gjakovë. Shef i Farmacisë Qendrore të Spitalit, udhëheqës i Divizionit të Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtor i Departamentit të Farmacisë në Fond të Sigurimeve Shëndetësore. UD Drejtor Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë Tetor 2019 – Dhjetor 2021. Është i martuar dhe ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë”, thuhet njoftimin e Spitalit të Gjakovës.

Ndryshe, më parë në këtë pozitë ishte Jeton Zarari, i cili është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat