Dy persona kanë marr fraktura të rënda mbrëmjen e së enjtes si pasojë e këputjes së kavos së ashensorit në një objekt banesor në Gjakovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tregoi se ashensori ka rënë në bodrumin e banesës, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe jashtë rrezikut për jetë.
Nga ky rast është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rreth orës 21:15 është këputur kavo e një ashensori në një objekt banesor në Gjakovë. Ashensori ka rënë në bodrum. Dy persona kanë pësuar fraktura. Në ashensor kanë qenë katër persona, prindërit dhe dy fëmijë të vegjël (foshnja)”, ka thënë Elezaj.
Mirëpo, siç tha Elezaj fëmijët nuk kanë pësuar lëndime trupore.