Bie lisi në Gjakovë, një person kërkon ndihmë mjekësore – dëmtohen dy vetura

Gjakova

Bie lisi në Gjakovë, një person kërkon ndihmë mjekësore – dëmtohen dy vetura

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një lis ka rënë si pasojë e motit të lig, duke dëmtuar kështu dy vetura, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Aktualisht rruga “Beqir Kastrati”, aty ku ra lisi, po bëhet përpjekje të pastrohet.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Reth ores 17:50 një lis është rrëzuar në rrugën “Beqir Kastrati” me ç’rast dy automjete kanë pësuar dëme materiale, ndërsa një person është dërguar në emergjencë e qytetit edhe përkundër faktit se nuk ka pasur lëndime të dukshme.  Aktualisht është duke u bërë përpjekje për pastrimin e rrugës”, tha Elezaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat