​Kështu duket monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Gjakova

​Kështu duket monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 19:29
Monumenti i Skënderbeut në Gjakovë

Monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do të përurohet nesër nga ora 12:00 në Gjakovë.

Përurimi i monumentit bëhet në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës.

Monumenti i Skënderbeut tashmë është vendosur në platon e madhe e Parkut të Qytetit.

Image

Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së Skënderbeut më 6 maj në sheshin që mban emrin e heroit në Prishtinë do të mbahet një takim i organizuar nga Lëvizja e Deçanit, duke filluar nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat