Tre nxënës përleshën në korridor të shkollës në Gjakovë

Gjakova

Tre nxënës përleshën në korridor të shkollës në Gjakovë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 20:46
Gjokë Osmani

Mëngjesin e së hënës, tre nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët “Selman Riza” në Gjakovë u përleshën. Plagë morën dy prej tyre të cilët i bënë me stilolaps dhe gërshërë. Drejtori thotë se pati vetëm gërvishtje dhe jo diçka serioze, derisa nga Emergjenca tregojnë se u qepën krahu dhe koka e dy të miturve.

Posa ra zilia për pushim të gjatë, dolën në korridor.

Por, tre nxënës u ndalën pikërisht në këtë vend me ç’rast filloi një përleshje mes tyre në të cilën u përdorën edhe mjete të forta.

E për pasojë, dy nga nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Selman Riza” në Gjakovë morën plagë në trup.

Plagët u shkaktuan nga stilolapsi dhe gërshërët e vogla qe i posedonin të miturit.

Drejtori i shkollës, Gjokë Osmani tregoi se si ka ndodhur përleshja dhe kush kanë qenë të pranishëm.

Osmani thotë se femijët patën vetëm gërvishtje në duar dhe u lëshuan në shtëpi pa terapi të mëtutjeshme.

Por, mjeku kujdestar në Emergjencën e Gjakovës, Ilir Hasanaj tha se pavarësisht qe plagët ishin të lehta, ai tha se gjatë trajtimit të tyre në Emergjencë të kësaj komune, pati edhe qepje në krahë dhe kokë.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për këtë rast me procedurë të rregullt.

Dy nga nxënësit e përfshirë ishin vëllezër binjak të klasës së nëntë, ndërsa nxënësi tjetër i klasës së tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat