Gjermania pa një rritje të porosive të reja nga fabrikat në mars, me 3.8% në bazë vjetore dhe 3.6% në bazë mujore, treguan të mërkurën shifrat zyrtare nga Destatis.
"Kur përjashtohen porositë në shkallë të gjerë, porositë e reja ishin 3.2% më të larta se në muajin e kaluar", theksoi autoriteti federal i statistikave, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Ndërsa shumë sektorë ekonomikë kontribuan në rritjen e porosive të reja, prodhimi i pajisjeve elektrike, duke u rritur me 14.5% në bazë mujore, dha një kontribut të rëndësishëm.
Porositë e reja për mallra kapitale u rritën me 3.7% në mars krahasuar me muajin e kaluar, dhe porositë e reja u rritën gjithashtu në sektorin e mallrave të ndërmjetme (2.5%) dhe sektorin e mallrave të konsumit (8.7%).
Porositë e huaja u rritën me 4.7%, me porositë e reja nga zona e euros që u rritën me 8% dhe porositë nga jashtë zonës së euros me 2.8%, ndërsa porositë vendase u rritën me 2%.
Në muajin e kaluar, porositë mbetën të pandryshuara nga janari, por ranë me 0.2% në bazë vjetore.