Policia në Berlin arrestoi një 22-vjeçar sirian për planifikimin e sulmeve terroriste në kryeqytetin gjerman, njoftoi sot zyra e prokurorit të shtetit.
Duke cituar burime në shërbimet e sigurisë, gazeta Bild raporton se Abdala R. po planifikonte një sulm vetëvrasës me një pajisje shpërthyese në një strukturë ende të panjohur në Berlin.
Ai erdhi në Gjermani në vitin 2023 dhe kërkoi azil, i cili iu refuzua, por ai kishte një leje qëndrimi.
Policia gjeti material për të bërë një pajisje shpërthyese në tre adresat ku ai ishte i regjistruar.
Media raporton se ai ishte anëtar i Shtetit Islamik. Ai u arrestua dje në lagjen Neukoelln të Berlinit, e cila ka një popullsi të madhe arabe. Debati është rigjallëruar së fundmi në Gjermani nëse migrantët duhet të kthehen në Siri.
Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt po bën thirrje për rritjen e deportimeve në Siri të kriminelëve dhe atyre që kanë gëzuar mbrojtje plotësuese për shkak të luftës civile siriane.
Kancelari Friedrich Merz e mbështet në këtë, por ministri i Jashtëm Johann Wadephul tha pas një vizite të kohëve të fundit në Siri, se shkatërrimi që ka pësuar vendi e bën të pamundur deportimin, gjë që ka shkaktuar një konflikt brenda qeverisë, transmeton KosovaPress.