Vrasja që tronditi Gjermaninë, kapen dy të dyshuarit për vrasjen e 42-vjeçarit - janë po ashtu shqiptarë

Gjermania

Vrasja që tronditi Gjermaninë, kapen dy të dyshuarit për vrasjen e 42-vjeçarit - janë po ashtu shqiptarë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 06:06
Foto ilustrim

Dy personat e dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar janë kapur nga policia gjermane.

Sipas raportimit të mediave atje ata janë po ashtu shqiptarë, të njohur për trafikun e drogës.

Ata janë të moshës 20 dhe 26 vjeçare.

Të dyshuarit ishin ndaluar në një kontroll rutinore nga ana e policisë.

Ngjarja e cila ndodhi të hënën në Krefeld, tronditi opinionin publik në Gjermani.

42-vjeçari ishte vrarë me dy plumba pas kokës.

Nga mediat gjermane u raportua se viktima ishte i dyshuar për drogë dhe vjedhje.

Sipas tyre, i ndjeri tashmë kishte jetuar në Gjermani nga viti 2018-të dhe thuhej se ishte i pastrehë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat