Gjermani: Burg për shqiptarin nga Kosova, deshi ta vriste të dashurin e ish-gruas

Gjermania

Gjermani: Burg për shqiptarin nga Kosova, deshi ta vriste të dashurin e ish-gruas

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:36
Mehmet K

Katër vjet e nëntë muaj burgim.

Kështu ka vendosur Gjykata e Kiel-it në Gjermani, për një burrë nga Kosova.

45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.

Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL përcjell klankosova.

Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me shtatë vjet e jashtë muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me tetë vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja?

Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj.

45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të.

Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë.

Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin.

Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij.

Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij.

Ai edhe e kishte rrahur shtatvjeçarin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat