Aksident i rëndë në Gjermani, vdes qytetari nga Kosova

Gjermania

Aksident i rëndë në Gjermani, vdes qytetari nga Kosova

Më: 3 maj 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Mursel Duraku (59-vjeç), nga Abria e Poshtme e Skenderajt, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e mërgimtarit e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale. Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur gjatë së martës.

“Njoftim mortor: Te Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje te thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që pas një aksidenti në Gjermani me datë 02.05.2023 në moshën 59-vjeç, ka ndërruar jetë babai, axha ynë i dashur, Mursel Duraku.

Për varrim ju njoftojmë me kohë.

Të pikëlluar, familja Duraku”, thuhet në njoftimin e familjes.

Image
Mursel Duraku
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat