“Uji dhe guri” përballë njëra-tjetrës

Gjermania

“Uji dhe guri” përballë njëra-tjetrës

Nga: Ajete ZOGAJ Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:38
Foto nga vendngjarja

Muzeu Lemu, ku gjinden veprat e skulptorëve më të rëndësishëm të Austrisë nga shekulli 20, si nga Anton HANAK e Siegfried Charoux, ka hapur dyert këtë të mërkurë, ( 3 maj 2023) për hapjen e ekspozitës së titulluar “ „UJI DHE GURI“ të artistëve Barbara dhe Destan Gashi, hapja e së cilës bëhet sonte, në ora 19:00.

Artistët Gashi ( Destan Gashi, skulptor i mirënjohur nga Kosova, dhe vjenezja Barbara Gashi, piktore e talentuar), para artdashësve do të prezantojnë më tepër se 50 vepra të cilat përfshinë katër dekada të krijimtarisë së tyre artistike.

Është mjaftë domethënëse vendosja e skulpturave dhe pikturave përballë njëra- tjetrës, të cilat duket sikur në mënyrë vizuale krijojnë ‘komunikim arti’, një bashkëbisedim artistik i shprehur me ngjyra të bukura e me skulptura të mrekullueshme!

Derisa tek piktorja vieneze Barbara GASHI dominon Uji për realizimin e pikturave të saj, skulptori kosovar Destan GASHI ka zgjedhur Gurin për të krijuar ‘figurat’ që flasin me ‘tringëllimën e daltës e të gurit)!

UJI është tema e preferuar e piktorës Vjenese Barbara Gashi.

Piktura me plotë gjallëri

Në pikturat e Barbarës në pëlhurë dhe letër, dominojnë uji me pamje shumëngjyrëshe, deti, valët e detit, liqeni, duke krijuar kështu ngjyra të gjalla të cilat i bëjnë të realizuara artistikisht pikturat e saj.

Uji është gjithmonë në lëvizje – duke rrjedhë, fluturon, pezullon, sikurse figurat në tablotë e saja.

Femrat e gurta

Tek skulptori i mirënjohur Destan Gashi, tema kryesore në skulpturat e gdhendura në guri dhe mermeri, në të shumtën e rasteve është figura e Gruas – Femrës në format e saj estetike. Format shqisore, rrumbullake dhe haptike ftojnë shikuesin të shijojnë nga afër artin e veçantë të gdhendjes së skulpturës nga guri.

Realizimi i këtyre skulpturave të bukura, tregon punën e përkushtuar dhe dashurinë e madhe të skulptorit për realizimin e veprave të tij: Precizitetin për të gdhendur gurin e për të nxjerrë figura të bukura deri të detajet më të imta: duke e gdhendur, lëmuar e bartur gurin nga vende të ndryshme.

Është dashur shumë kohë, shumë mund, shumë njohje e dije për realizmin e veprave të tilla unikate dhe jashtëzakonisht të realizuara!

Një punë e tillë, sigurisht realizohet kur mishërohesh me punën dhe e donë atë! Destani e donë skulpturën dhe jeton për gurin dhe skulpturën!

Çifti bashkëshortor Barbara e Destan Gashi, të cilët janë së bashkë prej viteve të 80-‘ta, kanë studiuar së bashku në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel. Ndodhë që nganjëherë, pavetëdijshëm të punojnë temat e ngjashme, pa e ditur se prej nga ka ardhur frymëzimi për një vepër!

Në ekspozitën e jashtëzakonshme „UJI dhe GURI“ do të ekspozohen më tepër se 50 vepra të çiftit Destan dhe Barbara Gashi.

Gjatë shëtisë që vizitorët do t’i bëjnë ekspozitës në ambientet e muzeut, do të shijojnë bukurinë e artit dhe të figurave të cilat disa prej tyre flejnë, disa ëndërrojnë në pikturat dhe skulpturat e tyre!

Për më shumë vizitoni linkun:

LANGENZERSDORF MUSEUM, Obere Kirchengasse 23, A-2103 Langenzersdorf, AUSTRIA

Linku: www.lemu.at

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat