Ish-gazetari që e braktisi vendin: Në Gjermani e bëj një punë që nuk e pëlqej, por me të i siguroj të ardhurat për vete dhe familjen time në Kosovë

Gjermania

Ish-gazetari që e braktisi vendin: Në Gjermani e bëj një punë që nuk e pëlqej, por me të i siguroj të ardhurat për vete dhe familjen time në Kosovë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 13:53
Ali Mahmutaj

Ish-gazetari, Ali Mahmutaj, ka braktisur Kosovën dhe ka vendosur të punojë në Gjermani për të siguruar të ardhura për veten dhe familjen e tij, pasi, sipas tij, në Kosovë nuk ka siguri në punë dhe nuk ka përgjegjësi për punëtorëtIsh-gazetari, Ali Mahmutaj, e cili është larguar nga Kosova, ka thënë se është djali i vetëm në familje dhe se ka shumë arsye se pse ka vendosur që ta leshojë vendin. Njëra ndër arsyet kryesore ka qenë pandemia, pasi, sipas tij, terapia për t’u shëruar nga Covid-19 ka qenë një shumë marramendëse për të.

“Sigurisht unë kam punuar dhe kam studiuar, kam punuar punë të ndryshme, sa i përket profesionet që në fillim kam punuar një kohë të shkurtër, pasi studimet i kam përfunduar në vitin 2014. Mediat online kanë qenë në hapat e parë të evoluimit, kështu që mundësia nuk ka qenë e madhe si tash që është për të punuar në media. Mirëpo, fatkeqësisht, dhe ne studentët e Universitetit të Prishtinës nuk trajnoheshim mirë përgjatë praktikës”, ka thënë Mahmutaj.

Më tej, ai ka thënë se në Gjermani nuk është duke bërë punën e ëndrrave, po është duke punuar si shumica e shqiptarëve.

“Jo një punë që unë e dua, jo një punë që unë e bëj me shumë qejf. Mirëpo është një punë, e cila siguron jetesën për mua në Gjermani dhe familjarët e mi që jetojnë në Kosovë. Pasi asnjëri nga prindërit e mi nuk janë në një punë, nuk kanë marrëdhënie pune. Edhe sigurisht ka qenë një barrë e rëndë, edhe është një përgjegjësi pasi prindërit e mi kanë sakrifikuar gjithçka që të studioja unë gazetarinë”, ka theksuar Mahmutaj.

Ai ka përfunduar duke thënë se në Kosovë nuk ka siguri në punë dhe se, sipas tij, mund të të largojnë nga puna dhe askush nuk jep përgjegjësi për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat