Mbrëmje poetike në Shtutgart me promovime librash, recitime, interpretime, emocione, valle, e shumëçka tjetër

Gjermania

Mbrëmje poetike në Shtutgart me promovime librash, recitime, interpretime, emocione, valle, e shumëçka tjetër

Nga: Beqir Cikaqi Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:34
Foto nga takimi

Edhe në këto ditë qershori, Shoqata “Pavarësia” me seli në Shtutgart të Gjermanisë, nuk pushon së vepruari në ruajtjen dhe përhapjen e kulturës shqiptare në diasporë, fal organizimit të mirëfilltë që bëjnë drejtuesit e sajë. Kësaj radhe u kujdes për organizimin e një mbrëmje poetike, për të promovuar veprat e tyre krijuesit shqiptar që jetojnë në Shtutgart, duke iu mundësuar adhuruesve të librit dhe fjalës poetike të përjetojnë një mbrëmje të veçantë në kryeqytetin e Baden-Württembergut, me tituj të ri librash poetik, ku nuk munguan recitime, interpretime, emocione, valle, etj.

Në këtë mbrëmje u promovuan librat:

- “Përtej harrimit – Jenseits das Vergessens“, autore-përkthyese: Loreta Schillock;

- “Diell mbi horizont“, autor: Beqir Cikaqi;

- “Aty ku malli ulet këmbëkryq“ dhe “Edhe sonte“, autor: Halit Haliti.

Image
Foto nga ceremonia

Mbrëmjen e modeloi Besmira Sopa, e cila tashmë e cila ka dëshmuar eksperiencën e fituar në organizimet e tilla me publik të shoqatës. fillimisht e prezantoi ngjarjen, më pas e ftoi kryetarin e shoqatës z. Xhevdet Syla, i cili pas hapjes me fjalët mirëseardhje për të pranishmit dhe fjalët përshëndetëse për autorët e librave, i ftoi këta të fundit të marrin vendet e tyre të rezervuara.

Promovimi i librave u zhvillua në formë bashkëbisedimi, u recituan poezi nga publiku dhe antarët e Ansamblit të Shoqatës “Pavarësia”, por edhe secili autor interpretoi diçka nga libri që promovohej në mbrëmjen poetike.

Image
Foto nga ceremonia

Zoti Xhevdet Syla, i cili është kryetar i shoqatës “Pavarësia“, paraqiti biografin e zonjës Loreta Schillock, dhe zhvilloi bashkëbisedimin rreth librit ”Përtej harrimit“. Poezi nga ky libër recitoi Shqipe Pacolli-Muhadri.

Zoti Selajdin Shala, i cili është një koreograf i dëshmuar duke e udhëhequr me sukses ansamblin “Pavarësia” që veprojnë gjirin e shoqatës, kësaj radhe iu kishte besuar prezantimin e promovimit të përmbledhjes poetike: “Diell mbi Horizont” të autorit Beqir Cikaqi. Zoti Shala paraprakisht tregoi njohjen me autori. Mandej paraqiti biografinë duke i prezantuar edhe librat e botuar deri tani(nëntë), si dhe zhvilloi bashkëbisedimin me autorin. Poezi nga ky libër recituan: Erleta Syla dhe Vanesa Peci, anëtare të ansamblit “Pavarësia”.

Zoti Bashkim Berisha, njeri nga drejtuesit në kryesin udhëheqëse të shoqatës, bëri prezantimin e dy librave: “Aty ku malli ulet këmbëkryq“ dhe “Edhe sonte“,të autorit Halit Haliti, duke e prezantuar një përmbledhje të tyre, e të plotësuar edhe gjatë bashkëbisedimit me autorin. Derisa poezi nga librat e autorit Halit Haliti, recitoi artistikisht i riu Bardhyl Halitjaha, i pranishëm në publik.

Hera herës të pranishmit i argëtonin antarët e Ansamblit “Pavarësia” me valle shqiptare, të cilët më interpretime artistike e kompletuan madhështinë e kësaj mbrëmje poetike shqiptare në Shtutgart.

Ata që e hapën (moderatorja dhe kryetari), edhe e mbyllen pjesën programore të kësaj mbrëmje poetike, duke i lënë vend koktejit me rastin e promovimit të librave, por edhe publikut të bashkëbisedojnë me autorët e librave, të pasurohen me libra e promovuar, etj. Nuk munguan as fotografit të përbashkëta e individuale, sikurse edhe incizimi komplet i mbrëmjes nga zoti Beqir Sopa, gjithashtu drejtues në kryesin e shoqatës.

Shoqata “Pavarësia”, gjegjësisht drejtuesit dhe antarët e saj, kryejnë veprimtari të tilla për ruajtjen, përhapjen dhe kultivimin e kulturës shqiptare në formë vullnetare , duke mos kursyer jo vetëm mundin, por shpesh herë edhe mjetet personale - meritojnë çdo lëvdatë e mirënjohje. Ndërsa, ata që paguhen nga shteti( trupi diplomatik i Ambasadës dhe Konsullatës Kosovës) jo vetëm që nuk morën pjesë, por edhe e injorua, duke mos dhënë as një përgjigje ftesës së organizatorit. Është shqetësuese sidomos pa përgjegjësia e Konsullatës në Shtutgart, e cila ka selinë në një distancë vetëm disa dhjetëra metra nga vendi i mbajtjes së veprimtarisë, kjo është për çdo kritikë. Mes qershor, 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat