24 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Gjermania

24 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për Gentrit Sallaukun, nga Prizreni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerwald.

Lajmi u bë i ditur nga Burim Sallauku, familjar i të ndjerit.

“Ka pasur aksident. Dy shoferat kanë vdekur, ka shpëtuar pasagjeri shoku i Genit. Ka qenë në rrugë të vetën. Është goditur direkt nga një veturë”, tha ai.

Image
Njoftimi mortor

Ai theksoi se “Geni” siç e quan ai e ka dashur shumë Kosovën.

Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat