Zhdukja e prizrenasit në rrethana të dyshimta në Gjermani, dalin detaje të reja

Gjermania

Zhdukja e prizrenasit në rrethana të dyshimta në Gjermani, dalin detaje të reja

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Qytetari i Kosovës që jeton në Gjermani që dy vite është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij në Kosovë. Familjarët thonë se që 10 ditë kanë humbur kontaktet me të.

Media mëson se personi i zhdukur i përket moshës 32 vjeçe. Ai ka shkuar që dy vjet me vizë punë në Gjermani. Lidhur me zhdukjen e tij janë njoftuar edhe autoritetet gjermane. Deri me tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Insajder sjell detajet.

Familjarët thonë se që 10 ditë kanë humbur kontaktet me të. Media mëson se personi i zhdukur i përket moshës 32 vjeçe. Ai ka shkuar që 2 vjet e gjysme me vizë punë në Gjermani. Lidhur me zhdukjen e tij janë njoftuar edhe autoritetet gjermane.

Dje gjatë ditës, në Policinë e Prizrenit është paraqitur rasti për zhdukjen e një kosovari në Gjermani. Deri me tani nuk ka asnjë informacion që mund të shërbej në gjetjen e tij. Kështu ka thënë për median Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Me datën 19 është paraqit si person i zhdukur. Familjarët e kanë paraqitë në stacion. Sipas tyre, nga data 10 korrik nuk ka pasur kontakt me familjen apo kolegët e tij të punës. Ne përmes zyrës ndërlidhëse jemi në kontakt me autoritetet gjermane por ende nuk kemi një informacion se ku mund të gjendet”, tha Bytyqi.

Ndryshe, gjatë ditës Gazeta ka tentuar të marr një koment nga familjarët e tij në Kosovë por nuk kanë qenë të qasshëm.

I zhdukuri është nga fshati Lubizhdë nga komuna e Prizrenit.

Rasti ishte raportuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Fsh. Lubizhdë, Prizren 19.07.2023 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur  lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull  kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani për të cilin rast shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat