Një 32 vjeçar nga Lubizhda e Prizrenit dyshohet të jetë zhdukur në Gjermani.
Ka 10 ditë prej kur familja e tij nga Lubizhda e Prizrenit nuk ka kontaktuar me atë.
Kaq ditë janë bërë edhe prej kur ky i fundit ka shkëputur të gjitha kontaktet edhe me shokët me të cilët banonte.
Familjarët nga frika e raportuan rastin edhe në policinë prizrenase derisa për këtë çështje u nisën hetime përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gurbetqari ishte shpërngulur atje pasi kishte fituar vizën e punës, derisa punonte në ndërtim bashkë me disa shokë të tij.