Prodhimi industrial i Gjermanisë ra në qershor

Gjermania

Prodhimi industrial i Gjermanisë ra në qershor

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 14:56
Gjermani

Prodhimi industrial në Gjermani ra në qershor në baza vjetore dhe mujore, treguan të hënën shifrat zyrtare nga Enti Federal i Statistikave - Destatis.

Indeksi i prodhimit në industri ra me 1.5% në bazë mujore dhe 1.7% në bazë vjetore, tha autoriteti statistikor.

Me rënie prej 3.5% në bazë mujore, prodhimi në industrinë e automobilave pati një efekt veçanërisht të rëndë në performancën e përgjithshme industriale të vendit.

Ndikim negativ ka pasur edhe industria e ndërtimit, e cila ka rënë me 2.8% nga muaji maj në muajin qershor, shkruan aa.

"Në anën tjetër, rritja e prodhimit në industrinë farmaceutike (+7.9%) pati një ndikim pozitiv në performancën e përgjithshme," tha Destatis.

Destatis shtoi se prodhimi në zonat industriale me energji intensive u rrit me 1.1% në qershor në krahasim me muajin maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat