Aksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Gjermania

Aksidenti i rëndë në Gjermani, e konfirmon policia: Tre prej viktimave janë shqiptarë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:45
Gjermani

Mes 5 viktimave nga aksidenti i rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut ka edhe shqiptarë.

Lajmi konfirmohet nga policia gjermane për DPA. Mësohet se mes viktimave, 3 janë shtetas shqiptarë.

Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.

Sipas informacioneve të dpa, një person është i plagosur, por në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, aksidenti në punë është shkaktuar nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat