Konfirmon policia e Hamburgut: Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një është lënduar rëndë

Gjermania

Konfirmon policia e Hamburgut: Dy shqiptarë kanë vdekur dhe një është lënduar rëndë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mëngjesin e së hënës në një kantier ndërtimi në Hafer City në Hamburg të Gjermanisë ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku kanë vdekur katër persona dhe njëri është lënduar rëndë.

Mediat gjermane raportuan gjatë së martes se tri nga viktimat ishin shqiptarë.

Media ka kontaktuar me policinë e Hamburgut për të marrë informacione lidhur me ngjarjen e rëndë.

Në një përgjigje, thuhet se dy nga të vdekurit janë shtetas shqiptarë, e po ashtu edhe njëri nga të lënduarit rëndë i cili është i shtrirë në spitalin e Hamburgut.

“Jemi duke pritur identifikimin e dy personave të tjerë që vdiqën në këtë aksident. Nuk mund t’ju jap ndonjë informacion të mëtejshëm për momentin”, tha në një përgjigje zëdhënësi i policisë Soren Simbal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat